Në qendra tregtare, bastore dhe kazino do të mund të hyni vetëm me vërtetim për vaksinim ose vërtetim për antitrupa

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme sollim vendim që në qendra tregtare, bastore sportive dhe kazino qytetarët do të mund të hyjnë vetëm me vërtetim për vaksinim ose me vërtetim për antitrupa. Këtë informacion e bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në rrjetin social Facebook.