Në pritje të ëmbël, Arbana tregon çfarë emri do ia vendos fëmijës

Arbana Osmani së fundi u përgjigj në pyetjet e ndjekësve, të cilët donin të dinin më shumë rreth saj.

Një prej ndjekësve i shkruan “E di që është herët për të vendosur, por cilët janë emrat e tu të preferuar për bebin? Të lutem përgjigjmu…”.

“Emrat shqiptarë”, u përgjigj Arbana, duke lënë të kuptohet se fëmijës do ia vendos një emër shqiptar, sikurse edhe djalit Jonit.

Moderatorja foli edhe për ushqimin e preferuar gjatë shtatzënisë, e që bëhej fjalë për tostin me avokado.