Në pritje për tu bërë nënë për herë të parë, çka po paralajmëron Genta me 20 janar?

Para një muaji çifti organizuan një “Baby shower” meqë rast zbuluan se pritja e tyre e ëmbël do të shpërblehet me dy binjakë, shkruan lajmi.net.

 

Genta dhe Usta do të bëhen edhe pak ditë prindër të një djale dhe një vajze.

Por as gjatë kësaj periudhe këngëtarja nuk është ndalur së punuari rreth projekteve muzikore.

Së fundmi me anë të një posti dhe instastory Genta ka treguar se me datën 20 janar do të publikohet kënga e saj më e re.

Ndryshe, projekti i fundit nga Genta është bashkëpunimi me reperin Fero./Lajmi.net/