Modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj është në muajin e tetë të shtatzënisë, ndërsa po pret të bëhet nënë për herë të parë, shkruan lajmi.net.
Ajo vazhdimisht i mban të informuar ndjekësit për çdo të re rreth saj, me anë të postimeve që bën në rrjete sociale.
Së fundi, Afërdita pozoi për aparatin e Fadil Berishës, teksa realizoi fotosesionin e veçantë në muajin e tetë të shtatzënisë.
Afërdita dhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl, kanë ndarë me ndjekësit një imazh nga ky set i veçantë.
Kujtojmë se çifti, i cili po pritet të bëhen prindër të një djali, gjatë kësaj periudhe po pushojnë në Miami.