Në pjesën shqiptare të Shkupit më lirë po shiten “foret” e marketeve të zbrazura, se në pjesën maqedone dhe rome

Paniku për gjoja zbrazjen e marketeve dhe mungesë të produkteve ushqimore si pasojë e Koronës për momentin vërehet vetëm në pjesën shqiptare të Shkupit. Për momentin një panik i tillë nuk vërehet në pjesën e qytetit ku jetojnë shumicë maqedonase, e asnë lagjet Shuto Orizare e Topanë, ku jetojnë shumicë rome.
Flitet se këtë panik në pjesën shqiptare të po e nxisin edhe vetë tregtarët duke u ofruar para dhe produkte falas disa portaleve për të përhapur panik te qytetarët, me qëllim që ata të realizojnë profite më të mëdha dhe më të shpejta.
Një qytetar shqiptar nga Shkupi poashtu ka treguar se si një pronar marketi i ka ofruar produkte falas në vlerë deri 2.500 denarë, nëse në facebookun e tij poston fotografi të rafteve të zbrazura.

Edhe disa portale maqedonase filluan të bëjnë fushatë të tillë, mirëpo ajo nuk kaloi dhe hoqën dorë.