Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme sonte, në rrugë të thata. Siç raporton Shoqata e Automobilave të Maqedonisë, intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.
-Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, në pikën kufitare Tabanocë koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 40 minuta, në pikat e tjera kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi LAMM.
Shoqata e Automobilave rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtimin me kujdes, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.
-Kjo veçanërisht vlen për rrugët Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë, thuhet në LAMM.