Vedat Muriqi është njëri prej sulmuesve më të mirë të Kombëtares së Kosovës.
Në ndeshjen e fundit që Kosova zhvilloi kundër Andorrës, 28-vjeçari pati disa raste për të shënuar.
Sipas ueb-faqes gjermane, Transfermarkt, vlera e futbollistit në fjalë është rritur pesë milionë euro gjatë pesë muajve të fundit.
Më 7 nëntor të vitit të kaluar, vlera e tij ishte 10 milionë euro. Ndërsa tani vlera e tij është 15 milionë euro.
Kujtojmë se Muriqi aktualisht është pjesë klubit spanjoll Mallorca.




