Në përvjetorin e martesës, Albina Kelmendi emocionon me fjalët e saj

Këngëtarja e njohur Albina Kelmendi ka ndarë sot një mesazh të veçantë për bashkëshortin e saj, Valonin me rastin e përvjetorit të martesës.

Albina dhe Valoni po festojnë tre vite së bashku, dhe për këtë moment të veçantë, ajo ka shprehur ndjenjat e saj me disa fjalë të ndjera, shkruan “Kosovarja”.

“Tre vite që fluturuan mes dashurisë, rritjes dhe kujtimeve të bukura. Faleminderit Zot për gjithçka që kemi.
Gëzuar përvjetorin e martesës” është shprehur Albina.


Një urim i thjeshtë, por plot dashuri dhe mirënjohje për rrugëtimin e përbashkët.