Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku po e shijojnë romancën e tyre në mënyrë të veçantë.
Sot çifti feston përvjetorin e lidhjes, ditë në të cilën Mirlindi e ka surprizuar Vesën me një buqetë me lule, shkruan “Kosovarja”.
Në këtë ditë të rëndësishme për ta, Vesa ka publikuar për herë të parë një foto në krahët e futbollistit, e cila është komentuar pafund nga ndjekësit.
Dyshja po e jeton dashurinë e tyre larg syrit të publikut, duke e mbajtur lidhjen disi private, por plot ndjenja dhe momente të bukura.