Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka takuar ambasadorin William Walker në përvjetorin e 27-të të Masakrës së Reçakut.
Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka postuar edhe një fotografi me ambasadorin Ëalker
“Në përqafimin e historisë dhe mirënjohjes!”, ka shkruar ajo, transmeton Klankosova.tv.
27 vjet më parë në Reçak u vranë 45 civilë shqiptarë.
Kjo masakër u bë e njohur për botën pas reagimit të menjëhershëm të Walkerit që shërbeu si shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, i cili, pasi pa nga afër trupat e pajetë të civilëve, ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.




