Në periferi të Tiranës përfundon ndërtimi i 61 shtëpive të shkatërruar nga tërmeti

Në fshatin Ndroq të Tiranës ka përfunduar ndërtimi i 61 shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka publikuar disa pamje nga këto shtëpi.

Rama tha janë duke u përfunduar edhe 74 banesa.

“Mirëmëngjes dhe nga Ndroqi ku pas përfundimit të 61 shtëpive të para të cilat u rindërtuan aty ku u shembën, tashmë edhe rindërtimi në lagjen e re me 74 banesa ka hyrë në fazën e fundit, e shumë shpejt familjet do të rikthehen në shtëpitë e reja, ju uroj një javë të mbarë”.

Tërmeti i madh që ndodhi më 26 nëntor të 2019-ës la pasoja të mëdha.

Nga tërmeti humbën jetën mbi 50 persona dhe u plagosën mijëra person.