Në orën 20 konferencë për shtyp në Qeveri lidhur me rastin e parë me koronavirus në vendin tonë

Në orën 20 në hapësirat e Qeverisë do të mbahet konferencë e re për shtyp, në të cilën do të kumtohen informatat e fundit lidhur me rastin e parë të konfirmuar të koronavirusit vdekjeprurës në vendin ton.

Analizat e bëra të gruas 50-vjeçare rezultuan positive, e cila muajin e fundit ka qenë në Itali dhe herët mëngjesin e sotëm ka hyrë në Maqedoni. Gjatë dy javëve të fundit gruaja ka pasur simptoma të gripit, por nuk është testuar nga koronavirusi.

Për në orën 20 duhet të kumtohen informata të reja lidhur me ndodhitë e fundit dhe rastin e pare të konfirmuar nga koronavirusi në vendin tonë./TV21/