Në ora 19 mblidhet LSDM, zgjidhet kryesia e re e partisë

Për në ora 19:00 është thirr mbledhja e këshillit qendror të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.

Në këtë mbledhje pritet të zgjidhet kryesia e re e partisë dhe mandatari për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21.

Tashmë është njoftuar se Oliver Spasovski ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të LSDM-së, ndërkaq mospjesëmarrjen në Qeverinë e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski e kanë paralajmëruar edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Përfliten se edhe ministra të tjerë të Qeverisë Zaev 2 nuk do të marrin pjesë në Qeverinë e re, po deri më tani vetë Carovska dhe Shekerinska e kanë konfirmuar publikisht. /TV21