Në një operacion të 26 shteteve janë sekuestruar 50 ton kokainë

Në një operacion multilateral detar ku kanë marrë pjesë 26 shtete, për 45 ditë janë sekuestruar 50 ton kokainë, ka njoftuar presidenti i Kolumbisë, Ivan Duke.

Operacioni “Orion V” ka filluar në prill dhe ka zgjatur deri më 15 maj ndërsa janë arrestuar 150 njerëz dhe sekuestruar dhjetëra anije dhe katër aeroplanë.

Ministri kolumbian i Mbrojtjes, Karlos Truhilo ka informuar se vlera e drogës së sekuestruar është 1.7 miliardë dollarë dhe ka mundur të paketohen në 126 milionë doza.

Në operacionin janë konfiskuar edhe shtatë ton marijuanë në vlerë prej 36.7 milionë dollar.