Në një kamion gjenden 43 emigrantë

Dje (14.08.2020) rreth orës 12:00 në rrugën rajonale Sveti Nikollë – Kumanovë, nëpunësit policorë kanë dhënë shenjë sinjalizuese për të ndaluar një kamion “Mercedes” me targa të Velet, por automjeti nuk u ndalua.

Pas një kohe të shkurtër kamioni është ndaluar dhe shoferi ka filluar të ikte, por u kap menjëher nga punonjësit e policisë.

Bëhet fjalë për M.J (28) nga Shtipi, i cili u privua nga liria dhe u mbajtë në stacionin policor. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 43 emigrantë, përfshirë edhe fëmijë nga Siria, Pakistani dhe Afganistani.

Me urdhër të prokurorit publik emigrantët janë akomoduar në Qendrën Tranzitale në Gjevgjeli, ndërsa kundër M.J do të ngirten akuza përkatëse, inofrmojnë nga MPB.