Në Nikushtak përurohet lapidar për pesë dëshmorë: Harun Aliun, Jetulla Miftarin, Qemal Shaqirin, Abaz Beqirin dhe Muzafer Agushin

Në fshatin Nikushtak të komunës së Likovës u shpalos një pllakatë përkujtimore për nderë të pesë dëshmorëve të kombit nga ky fshat: Harun Aliu, Jetulla Miftari, Qemal Shaqiri, Abaz Beqiri dhe Muzafer Agushi. Në manifestim morën figura të jetës publike si dhe familjarët e dëshmorëve. Ky projekt u realizua nga vetë banorët e fshatit.

Organizatorët thanë se më këtë pllakë fshati Nikushtak nderon dëshmorët dhe familjet e tyre.

“Sa herë për dere të keni mallin, mos na e kujtoni datën por vetëm idealin, po e filloj me këtë pasiqë ideali i dëshmorëve nuk është vetëm të ngrisim pllaka apo t’i përkujtojmë në përvjetore, por ideali i dëshmorëve është që sa herë t’i kemi në kujtesën tonë dhe t’i dalim zot familjeve të tyre”, tha Fuat Beqiri, djali i dëshmorit.

“E di se atë që e keni dëshiruar dhe pritur në 2001 nuk është arritur, çka do që të themi, është diçka që nuk përkon me realitetin, por ju them, madhështia e 2001 me gjithë këto dëshmorë dhe sakrificën që dha populli, ishte fitorja më madhështore, sepse kur në një luftë populli qëndron në ballë të ushtrisë, ajo ushtri nuk mposhtet me asnjë forcë”, theksoi Hysni Shaqiri, ish nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë.