Në moshën 38 vjeçe ndërroi jetë berberi i njohur shqiptar në Shkup

Mëngjesin e sotëm, në moshën 38 vjeçare, në Shkup ka ndërruar jetë njëri nga berberët më të njohur të Shkupit, Xhevair Jakupi – Xheki, pronar i studios “Xheki Young” në QT Zebra.

Lajmi u përhap me shpejtësinë e dritës në rrjetet sociale. Përmes profileve të tyre në Facebook, shkupjanët ndajnë kujtimet e tyre dhe i bëjnë nderimet e fundit njeriut që çdo ditë shpërndante energji pozitive dhe kujdesej për pamjen e tyre.

Berberi i famshëm Xheki, edhe pse i ri, kishte më shumë se 25 vjet përvojë në këtë zanat. Ai ishte një nga berberët e preferuar të Shkupit.(INA)