Në mes të pandemisë Dua Lipa dhe Anëar bredhin rrugëve të Londrës

Dua Lipa ndonëse ka arritur një sukses të madh me albumin ‘Future nostalgia’ i cili u rëndit si më i dëgjuari në Britaninë e Madhe, nuk po mund ta shijojë në mënyrën më të mirë këtë sukses.

Pasi edhe Londra është në karantinë, e gjithë ajo çfarë mund të bëj këngëtarja është të dal rrugëve të kryeqyteti për ndonjë shetitje.

Prishtinasja së bashku me Anwarin u kapën nga paparazit duke bredhur rrugëve gjatë ditës së sotme, dhe çifti u kritikuan shumë pasi nuk u pa një distancë mes tyre edhe pse jemi në mes të pandemisë.