Në mes të koncertit, Yll Limani i thotë “Të dua” Loredanës

Yll Limani, është këngëtari që gëzon raporte të mira me pothuajse të gjithë artistët e estradës shqiptare.

E një raport të ngushtë ai e gëzon edhe me reperen shqiptare, Loredanën.

Së fundmi, është bërë virale një video, ku shihet Loredana e cila ka marrë pjesë në një koncert që ka mbajtur Ylli së fundi.

Gjatë performancës, Ylli shprehet: Loredana, të dua.

Reperja nuk bën asnjë reagim por vijon të këndojë dhe kërcejë me këngën e tij dhe Noizy-t.

Ky moment është kapur nga fansat, të cilët më pas e kanë shpërndarë në rrjete sociale.