Në Maqedoninë e Veriut u zbuluan 11 vende arkeologjike

U zbuluan 11 vende arkeologjike në bregdetin e Prespës në anën maqedonase, dhe ai pranë fshatit Nakolec, ku u gjetën një numër i madh gjetjesh arkeologjike të lëvizshme, rezultoi të ishte më i rëndësishmi për kërkime të mëtejshme. Ky vend përfaqëson shembullin e parë dhe deri më tani të vetëm të një prone fisnike në arkeologjinë maqedonase të datuar në shekullin e 14-të, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

Hulumtimi filloi si një aktivitet i Institutit dhe Muzeut – Manastir dhe Organizatës Qytetare për Zhvillimin e Turizmit Alternativ Lubojno, në kuadër të projektit ACT4PRESPA, me qëllim identifikimin, dokumentimin dhe mbrojtjen e thesareve arkeologjike në dhe përreth liqenit.

Këto janë hetimet e para arkeologjike nënujore të Liqenit të Prespës, të cilat kanë zbuluar materiale të rralla organike dhe fakte të pazakonta rreth banorëve të lashtë, të cilat janë me rëndësi historike për trashëgiminë kulturore të Maqedonisë. Në dy fazat e para, një ekip ekspertësh kreu kërkime në pjesën maqedonase të vijës bregdetare të Prespës nga kufiri me Greqinë deri në atë me Shqipërinë.

“Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm për Prespën. Për herë të parë, kemi mundësinë të thellohemi në arkeologjinë e Liqenit dhe të zbulojmë shtresa të së kaluarës që ishin plotësisht të panjohura deri më tani”, thotë Ordançe Petrov, kreu i ekipit të arkeologjisë nënujore.

Ndryshe, rreziku që i kanoset liqenit të Prespës vjen nga shumë faktorë. Ekspertët thonë se ndër më kryesoret janë rritja e lartë e temperaturave gjatë viteve të fundit, çka shton avullimin, rënia e sasisë së reshjeve si dhe bashkëveprimi me liqenin e Ohrit. “Sa më pak reshje të ketë një viti hidrologjik, aq më shumë ujë marrim nga Prespa, sepse Prespa ka një disfavor ndaj liqenit të Ohrit: ndodhet 150 metër mbi liqenin e Ohrit, në pozicionin gjeografik. Dhe duke qenë se ndahet nga një mal i karstëzuar, pra gëlqeror dhe shumë i çarë, uji kalon lirdhëm në këtë diferencë mes dy liqeve dhe derdhet në liqenin e Ohrit.