Në Maqedoninë e Veriut për një muaj është regjistruar rritje e përdorimit të benzinës, në krahasim me vitin paraprak, ndërsa dizeli për transport ka shënuar ulje, transmeton Portalb.mk.
Në muajin mars u shpenzuan 8 565 000 ton benzin motorik dhe 47 665 000 ton dizel për transport. Kështu, dizeli shënoi ulje për 12.7 përqind, ndërsa benzina shpenzoi 10.5 përqind më shumë.
Në mars të vitit 2026 u shpenzuan 289 340 000 ton qymyr, apo 45.9 përqind më pak se vitin e kaluar.
Ndryshe, kryeministri Hristijan Mickoski pret që çmimet të stabilizohen dhe çmimi i dizelit të ulet për 6.5 denarë. Për nesër paralajmëroi seancë qeveritare onlajn dhe siç tha sot duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, vendi do të mbetet me çmimet më të ulëta të karburanteve.



