Në Maqedoninë e Veriu ra numri i të punësuarve në industri

Në industrinë e Maqedonisë së Veriut u regjistruar rënie e numrit të të punësuarve gjatë muajit gusht, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit gusht të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie për 1.7 %, në sektorin Industria përpunuese për 2.7 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.6 %”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Industria e Maqedonisë së Veriut për një vjet gjithsej ka humbur 2.6 përqind të të punësuarve, ndërsa në periudhën janar-gusht ka rënie për 3.8 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.