Në Maqedoni, gjatë vitit 2022 janë regjistruar 1.543 viktima të dhunës në familje

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot njoftoi se gjatë vitit 2022 janë regjistruar 1543 viktima të dhunës familjare, përcjell TV21. Trençevska tha se numri i viktimave të dhunës familjare është ulur për 4,3 për qind krahasuar me vitin e kaluar ndërsa sipas rajonit, shumica e viktimave të reja janë nga Shkupi me rrethinë dhe rajoni i Pollogut.

“Në vitin 2022 janë evidentuar 1543 viktima të reja, prej të cilëve, gra janë 1074 ndërsa burra janë 252 persona dhe kemi 227 fëmijë, viktima të dhunës familjare”, tha mes tjerash Trençevska.