Në Manifestin e BDI-ASh-së, asnjë fjalë për gjuhën shqipe (20 %)!

Shkruan: Bekim Qoku

Në Manifestin e përbashkët për në BE, LSDM, BDI dhe ASH garantojnë se:
” … Qeveria nuk do të pranojë të diskutojë për zgjidhje tjetër për gjuhën maqedonase përveç asaj që është përcaktuar në Kornizën negociuese”.

Asnjë fjalë për gjuhën shqipe, apo për gjuhën që e flasin 20% e qytetarëve e që është ndryshe nga gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.

Dikush edhe mund ta pyesë LSDM-në se përse nuk qenka koha tani për gjuhën shqipe, ndërkohë që qenka jetike garantimi i gjuhës maqedonase? Si mund t’u kërkohet besnikëri ndaj shtetit mbi 30% të bashkëqytearëve tuaj shqiptarë nëse nuk ia respektoni gjuhën, që është madje tipari themelor i identitetit të tyre?

*Status facebook i perfaqesuesit të VV’së për Maqedoninë e Veriut