Në krah të Halil Kastratit, Capital T uron Bajramin

Pas një muaji agjerim, sot po festohet Bajrami.

Urime të shumta për këtë festë nuk kanë munguar as edhe nga figura publike nga estrada, shkruan lajmi.net.

Rap-artisti i njohur i skenës, Capital T, vendosi që t’ua urojë të gjithë ndjekësve të tij Festën e Fitër Bajramit, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social ‘Facebook’.

Reperi u shfaq pranë humanistit të madh, Halil Kastratit.

“Me fat Bajrami, lutje e agjërim të pranuar”, ka shkruar ai.

Ata prej vitesh janë miq të mirë, ku reperi ishte shumë herë pjesë e nismave bamirëse të Kastratit./Lajmi.net/