Në kovid-qendrat në Shkup, brenda 24 orëve janë pranuar 38 pacientë

Në 24 orët e fundit në qendrat-kov id në Shkup janë shtrirë 56 pacientë për shkak të komplikimeve me korona virus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 489 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Cov id-19.

Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 34 persona, shtatë pacientë janë pranuar në Institutin për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC, tre pacient është pranuar në Klinikën e Neurologjisë, dy pacientë janë pranuar në Klinikën e Dermatologjisë, dy pacientë në Klinikën e Nefrologjisë, 11 pacientë të ri janë pranuar në klinikën e ORL-së dhe 9 pacientë janë pranuar në Klinikën për Sëmundje të Syve.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 11 pacientë të ri me Cov id-19, po qa pacientë janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup. Brenda 24 orëve janë shëruar 27 pacientë.