Në kov id qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 39 pacientë, gjithsej po mjekohen 486

Gjatë 24 orëve të fundit në kovid – qendrat në Shkup janë hospitalizuar 39 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga korona virusi. Gjithsej 486 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kov id-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, në klinikat interne ka pasur gjithsej 15 pranime dhe atë tre pacientë janë hospitalizuar në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe TBC, pesë në kov id – qendrën e Klinikës për neurologji, tre të sëmurë janë hospitalizuar në Klinikën për dermatovenerologji, një në Klinikën për gastroenterohepatologji, dy pacientë në Klinikën për sëmundje të syve dhe një në Klinikën për nefrologji.
Në kov id – qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur nëntë pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën infektive 15 pranime gjatë ditës së djeshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, në shtëpi janë lëshuar 27 pacientë të shëruar. Për momentin, në Klinikën e lëkurës në kovid – qendër po mjekohen 25 pacientë, në Klinikën për neurologji 36 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 52 pacientë me simptome të korona virusit, në Klinikën për gastroenterohepatologji po mjekohen gjithsej 26 persona, në kov id – qendrën në Klinikën për nefrologji për momentin janë vendosur 24 pacientë, ndërsa në Klinikën për sëmundje të syve 16 pacientë.