Në kohë të pandemisë ekonomia gjermane në tremujorin e tretë u rrit për 8,5 për qind

Prodhimi vendor bruto gjerman në tremujorin e tretë të këtij viti u rrit në një rekord prej 8,5 për qind, duke u rimëkëmbë nga rënia e paparë që në pranverë e shkaktoi vala e parë e pandemisë së Kovid-19, bëri të ditur sot Byroja Qendrore për Statistikë – Destatis.

Mediat britanike transmetojnë se treguesi përfundimtar për rritje ekonomike në tremujorin e tretë është rishikuar lartë në krahasim me vlerësimin e shpejtë parapak, kur ishte publikuar se rritja do të jetë 8,2 për qind.

Në tremujorin e dytë BPV gjermane ra për 9,8 për qind.