Në Koçan familjarët e viktimave të tragjedisë së rëndë në diskotekën Puls sërish marshuan rrugëve të qytetit

A view outside a night club, following a fire resulting in casualties, in the town of Kocani, North Macedonia, March 16, 2025. REUTERS/Ognen Teofilovski TPX IMAGES OF THE DAY

Në Koçan familjarët e viktimave të tragjedisë së rëndë në diskotekën Puls sërish marshuan rrugëve të qytetit. Në protestën e titulluar “Marshi për engjëjt” familjarët shprehën dhembjen dhe revoltën e tyre duke mbajtur në duar fotografitë e më të dashurve të tyre, të cilët tragjikisht humbën jetën në mars të këtij viti. Përmes marshi të përjavshëm familjarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi për tragjedinë. Më 19 nëntor fillon gjyqi për tragjedinë në Koçan. 34 persona do të ulen në bankën e të akuzuarve, të cilët do të mbahen përgjegjës për krime të rënda kundër sigurisë publike. Në tragjedinë, 63 persona humbën jetën ndërsa mbi 200 të tjerë u lënduan. /Alsat.mk