Në Ko vid-Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 31 pacientë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë hospitalizuar 31 pacientë për shkak të ndërlikimeve me Covid-19, njofton SHENJA. Gjithsej 476 persona të dyshuar me Covid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu në 24 orët e fundit, 45 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi. /SHENJA/