Në Klinikën Infektive në Shkup, vetëm motrat medicinale shqiptare detyrohen t’i mbikqyrin pacientët të dyshuar me koronavirus !?

Një skandal i madh ditëve të fundit po ndodhë në Klinikën Infektive në Spitalin “Nënë Tereza”, aty ku edhe po trajtohen pacientët e prekur dhe të dyshuar që janë të prekur nga korona virusi.

Në Klinikën Infektive, ekziston një repart i veçantë i cili tërë kohën është i mbyllur por shfrytëzohet vetëm për epidemi me rrezikshmëri të lartë, sikur që është tani korona virusi. Agjencia e Lajmeve Zhurnal nga burime brenda klinikës mëson se po bëhet një diskriminim etnik mes punonjësve apo motrave medicinale të cilat punojnë në këtë klinikë. Siç mësohet, udhëheqësia e reparteve në spital, në këtë repart të rrezikshëm, i angazhojnë kryesisht vetëm motrat medicinale shqiptare, për t’i mbikqyrur pacientët të dyshuar për korona virus, ndërsa motrat medicinale maqedonase ju shmangen obligimeve të tyre nga frika se mund të infektohen nga pacientët. Motrat medicinale maqedonase të cilat madje janë edhe si motra kryesore nuk e marin guximin të futen në atë repart, por i dërgojnë ato më të rejat, të cilat nuk kanë edhe aq përvojë në këtë lëmi, e aq më pak në epidemi të rrezikshme si korona virusi.

Siç mëson Agjencia e Lajmeve Zhurnal, disa motra medicinale shqiptare e kanë shqyrtuar edhe mundësinë për të dhënë dorëheqje, edhe pse për disa vite punojnë aty me vendim pune. Në këtë repart gjendet edhe një vajzë shqiptare e cila ka përvojë pune vetëm 8 muaj dhe e njejta nuk mer asnjë denarë rrogë për më tepër se dy muaj, por ja që po qëlloi ajo në ndrim pune, e para do të futet aty për përkujdesje, me urdhër të udhëheqësisë së klinikës. Zhurnal mer vesh se të gjitha motrat medicinale në këtë repart, përshkak Korona virusit, punojnë edhe nga një ndrim shtesë, jashtë orarit të tyre të punës, dhe për të njejtën nuk kompenzohen. Me këto veprime edhe njëherë po dëshmohet se motrat medicinale shqiptare nuk ka kush ti mbrojë në vendet e tyre të punës dhe kështu ato nuk i gëzojnë të drejtat e tyre njëlloj si motrat tjera./Zhurnal.mk