Në këto kohë të këqija, vjen një lajm i mirë për Tearcën

Të dashur miq, në këto kohë të vështira që po kalon njerëzimi mbanë, kur po pranojmë lajme jo të mira nga Bota, do doja të sjell lajme të mira për banorët e Komunës së Tearcës dhe në veçanti për prindërit dhe për fëmijët të cilët tashmë janë të izoluar nëpër shtëpitë e tyre, prej ku edhe po ndjekin procesin mësimorë në formë online!

Me Zotin para, pasi të kalojmë këtë periudhë pandemie, Komuna e Tearcës do të fillojë me përgaditjet për fillimin e ndërtimit të çerdhes me kapacitet për 200 fëmijë, projekti tashmë ka kaluar të gjitha fazat dhe i njejti do duket si ne fotot e mëposhtme!

Zotimi ynë për të krijuar kushte më të mira për banorët e Komunës së Tearcës nuk do ndalet me kaq! (Isen Asani, kryetar i komunës Tearcë)