Filipçe: Koronavirusi nuk do të zhduket menjëherë

Virusi nuk do të largohet menjëherë, por do të jetë i pranishëm për një kohë të gjatë dhe pandemia do të përfundojë me një formë të imunitetit kolektiv, tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce.

I pyetur nëse situata mund të qetësohet gjatë muajve të verës, Filipce tha se ka mundësi që të ketë valë-valë pacientësh dhe pandemia të jetë ciklike por e rëndësishme është që lakorja epidemilogjike të shtriqet për një kohë sa më të gjatë duke shtuar se vaksina kundër virusit mund të pritet vetëm në 2021./ALSAT/