Në kërkim ndërkombëtar, kush është fieraku i arrestuar. Pjesë e grupit të strukturuar kriminal

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Policia e Fierit ben me dije se ka arrestuar shtetasin Mario Mamani, 51 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte i dënuar nga Gjykata e Xhenovas/Itali, me 15 vite burgim.

Ai eshte denuar per veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh”dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

NJOFTIM

Nga Sektori për Shërbimet e Specializiara Policore në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, arrestuan shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Mario Mamani, 51 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi për këtë shtetas u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Xhenovas/Itali e ka dënuar atë me 15 vite burgim për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh”dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.