Në kamionin me mall, kapet duke kontrabanduar emigrantë – arrestohet 41-vjeçari!

Policët e Maqedonisë së Veriut kanë arrestuar sot Gj.J.(41) nga Negotina, paso në kamionin ku supozohej se transportonte mall, është konstatuar se kontrabandonte 3 emigrantë.

“Emigrantët janë zbuluar gjatë kontrollit doganor, pas çfarë shoferi ka ikur në arrati, por pas ndërmarrjes së masave nga policët, i njëjti është arrestuar. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.