Në hotelin “Molika” janë vendosur edhe 26 persona në karantinë shtetërore , kapaciteti është mbushur

Në hotelin “Molika” në Pelister mbrëmë ka arritur edhe një grup prej 26 personash për qëndrim në karantinë shtetëror.

Nga SHA EMV, e cila menaxhon këtë hotel sot informon se bëhet fjalë për persona të cilët kanë arritur me fluturim nga Gjermania dhe se personat vijnë prej qyteteve të ndryshme.

Në “Molika” qëndrojnë 99 qytetarët me të cilët kapaciteti i hotelit është mbushur.

“Të gjitha aktivitetet zhvillohen sipas protokollit të paraparë”, thonë SHA EMV.