Në Hjuston sot do të varroset Xhorxh Fllojd

– Afroamerikani Xhorxh Fllojd do të varroset sot në Hjuston, vrasja e të cilit gjatë një aksioni policor në Mineapolis shkaktoi protesta në SHBA, por edhe në mbarë botën.
Komemoracioni do të zgjasë gjashtë orë në Hjuston, pas çka so të varroset, transmetuan mediumet amerikane.
Fllojd vdiq më 25 maj, gjatë arrestimit, kur polici i vendosi gjurin në qafë mbi tetë minuta, ndërsa vdekja e tij shkaktoi protesta kundër diskriminimit racor dhe brutalitetit policor në SHBA dhe botë.
Paraprakisht, u mbajtën komemoracione për Fllojd në Mineapolis, ku ai u vra, dhe në Redford, qytetin e tij të lindjes në Karolinën Veriore./MIA