Në hetim një diler i Studeniçanit

Prokuroria Publike Themelore e Gostivarit ka dhënë Urdhër për realizim të procedurës hetuese kundër një 41-vjeçari, banor i Studeniçanit i cili dyshohet për veprën penale – Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve në bazë të nenit 215 të Kodit Penal.

“Më 18 gusht, i dyshuari në Shkup ka blerë drogë narkotike – marihuanë me qëllim që ta rishesë. Pasi e ka blerë drogën, ka shkuar në një banesë në Gostivar që të realizojë shitje te konsumatorët e drogave narkotike. Pas kryerjes së bastisjes, nëpunësit policorë te i dyshuari kanë gjetur dhe marrë 1.765.2 gramë marihuanë në më shumë pako të ndryshme. Duke vlerësuar se ekziston bazë ligjore, prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Gostivar ka parashtruar propozim për shqiptim të masës së paraburgimit për personin e dyshuar”, thuhet në njoftimin e PPTH-së, transmeton TV21.