Foto Arkiv
Në pres konferencën e sotme të Ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, njëra prej gazetareve të pranishme maqedonase, ka pyetur ministrin nëse ëhstë i njoftuar me një rast të dyshimtë të Koronaviorusit në fshatin Hasanbeg të Shkupit.
Sipas gazetares në fjalë, një familje nga Italia është kthyer në shtëpinë e tyre në Hasanbeg. Fqinjët kanë vërejtur tek ata simptome të Koronavirusit dhe kanë thirrë ekipet mjekësore, por kur i kanë vërejtur ekipet mjekësore, anëtarët e familjes gjoja kanë ikur përmes dritareve në shtëpi tjetër, transmeton Gazeta Lajm, dhe nuk mund të gjenden.
Sipas gazetares, gjoja një rast i tillë është vërejtur edhe në lagjen Novo Lisiëe të Shkupit, si dhe në fshatra të Strugës. Ministri Filipçe u përgjigj se nuk ka dëgjuar për këto raste konkrete, por theksoi se deri tani ekipet mjekësore dhe policore hasin në mirekuptim dhe bashkepunim te qytetaret.
Lajme Në Hasanbeg të Shkupit po fshehet një familje me Koronavirus e kthyer...