Në gusht mbahen zgjedhje të parakohshme në Kosovë, Albin Kurti kthehet kryeministër në shtator!

Muaji gusht pritet të jetë muaji i zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Qeveria aktuale e Avdulla Hotit nuk do të mund ta përballë pakënaqësinë e qytetarëve, prandaj zgjedhjet janë të domosdoshme. Në këto zgjedhje pritet fitore e fuqishme e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit me çka do të marin fund të gjitha kalkulimet për ndarjen e Kosovës. Në muajin shtator Albin Kurti pritet të kthehet kryeministër dhe të vazhdojë reformat aty ku e ndërprenë Hashim Thaçi e Isa Mustafa.
Këtë e konfirmon edhe anketa e fundit që tregon se Levzja Vetëvendosja në zgjedhje do të fitojë mbi 55 deputetë.

Në rast se zgjedhjet do të mbaheshin në qershor atëherë Lëvizja VETËVENDOSJE! do të kishte 56 ulëse në Kuvend, ndërkaq si kandidat për Kryeministër Albin Kurti gëzon mbështetjen e 47.8%, të gjithë liderët e tjerë politik së bashku nuk arrijnë këtë përqindje të mbështetjes.