Në festën e 8 marsit, Val Krasniqi i bën dhuratë një makinë Adelina Ismailit

Këtë e zbuloi vetë Adelina Ismaili përmes videove të publikuara ku shihet momenti kur ajo është befasuar teksa sheh makinën, shkruan lajmi.net.

Artistja shqiptare ka shkruar edhe një dedikim falënderimi për Valin bashkëshortin e saj duke i shprehur dashurinë dhe falënderuar njëkohësisht.

Ndër të tjera, Adelina në postim ka shkruar se e falënderon Zotin se është grua rëndësinë e së cilës partneri i saj ia tregon çdo ditë.

Tutje e njëjta ka shkruar se ky ka qenë 8 Marsi më i bukur në jetën e saj./Lajmi.net/