Në dy ditët e ardhshme, mot stabil

Në dy ditët e ardhshme moti do të jetë kryesisht i kthjellët me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat në disa vende do të jenë disa gradë nën zero. Prej të enjten vranësira do të rritet dhe në ditët në vijim do të mbisundojë mot me vranësira mesatare, vende-vende me vranësira më të mëdha me rritje graduale, veçanërisht në temperaturat e mëngjesit. Nëpër fushëgropat e veçanta do të ketë kushte për mjegull të mëngjesit, kumtuan nga DPHM.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor, më i shprehur paradite. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 12 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor.