Në ditët e fundit para zgjedhjeve vazhdon masakrimi i Malit Sharr

Vazhdon masakra në Malin Sharr, edhe përkundër faktit që qeveria pranoi rezultatet e studimit të vlerave për ta shpallur Sharrin park nacional.
Përbërja e ardhshme parlamentare duhet të votojë krijimin e një prokurorie speciale për mjedisin, për të hetuar detajisht këtë ekocid. Para përgjegjësisë duhet të dalin të gjithë funksionarët në Ministritë përkatëse që kanë dhënë leje për shkatërrim të mjedisit.
Shkatërrimet e këtilla ndikojnë në ngritjen e temperaturave (ndryshime klimatike), me çka ju mundësohet edhe viruseve dhe sëmundjeve të ndryshme të përhapen më lehtë. (Arianit Xhaferi)