Në ditëlindjen e djalit, Elgit Doda i propozon martesë Klea Hutës

Elgit Doda dhe Klea Huta janë të fejuar edhe kanë një djalë me emrin, Kridi.

Së fundi djali i tyre ka festuar ditëlindjen e dytë.

Çifti për ditëlindjen e djalit kanë organizuar një festë, me miq dhe familjarë.

E përtej festës, ditëlindja e Kridit mori hijeshi edhe më shumë nga befasia e Elgidit.

Këngëtari ka zgjedhur pikërisht këtë ditë të veçantë për t’i propozuar për martesë Kleas, të fejuarës së tij.

Momenti i propozimit u nda në rrjete sociale nga miqtë e pranishëm gjatë festës.

“A pranoni zonja Klea të martoheni me mua?”, i ka thënë Elgiti, teksa moderatorja ka pranuar e përlotur.