Në disa zona të Spanjës dhe Francës stabilizohen zjarret

Spanja dhe Franca kanë qenë dy prej shteteve që janë goditur më së shumti ditëve të fundit, si pasojë e zjarreve të mëdha.

Situata ka qenë alarmante në shumë zona të këtyre shteteve, duke bërë që mijëra hektarë të shkatërrohen e mijëra njerëz të evakuuohen nga shtëpitë dhe vendbanimet e tyre.

Por, gjatë së mërkurës, në disa zona të këto dy vende, zjarri është stabilizuar, kanë thënë autoritetet shtetërore në Francë e Spanjë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ministri i brendshëm spanjoll, Fernando Grande-Marlaska ka deklaruar se flakët në Madridin perëndimor janë “stabilizuar teknikisht”.

Kurse, perfektura në një përditësim të fundit, ka njoftuar se janë stabilizuar edhe zjarret në Gironde në Francën jugperëndimore.

Rreth 24,000 nga afërsisht 63,000 njerëzit që ishin evakuuar mes zjarreve në Spanjë janë lejuar të kthehen në shtëpi, sipas Delegatit të Qeverisë Spanjolle në rajonin e Madridit.

Evakuimi i njerëzve në provincën Ávila, pranë Madridit, ka përfunduar gjithashtu, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Spanjës.

Kurse, autoritetet në Francë kanë shpërndarë rreth 5 milionë maska në farmacitë përreth zjarreve në Gironde, duke shtuar se ato do të jenë falas dhe do të kenë përparësi për më të prekshmit e popullsisë. /Klankosova.tv