Në Dibër pesë të infektuar të ri me Kovid-19, tre të shëruar

Shtabi operativ komunal në Dibër paralajmëroi se numri i të infektuarve të ri me Kovid-19 po rritet. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar pesë raste të reja me të cilët numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 185, prej të cilëve madje 134 janë në fazën e dytë të sëmundjes, gjegjësisht nga 5 qershori.

Me tre të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 62 persona e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm. Kanë vdekur gjashtë , ndërsa të tjerët janë aktiv në sëmundjen. Numri më i madh janë me formë të lehtë të sëmundjes, mjekohen në kushte shtëpie dhe vizitohen prej mjekëve amë.

Sipas Shtabit komunal komunal, i cili ende vlerëson situatën si shumë serioze, përhapja e virusit është pasojë e nivelit të lartë të mosrespektimit të masave të mbrojtjes nga qytetarët, si dhe bizneseve që në përgjithësi nuk i respektojnë protokollet e punës ose orarin e punës.