Statistika policore konfirmon se gjendja e sigurisë në rajonin i cili me aktivitetin e tij e mbulon Sektorin për punë të brendshme nga Dibra është stabile.
“Në 24 orët e fundit në rajonin e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, nuk është regjistruar mosrespektim i vendimit për ndalesë të lëvizjes. Gjithashtu në dy komunat, të cilat janë në kompetenca të Sektorit për punë të brendshme nga Dibra, nuk është evidentuar shkelje e rendit dhe qetësisë publike, vjedhje dhe fatkeqësi rrugore”, deklaroi Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për punë të brendshme nga Ohri.
Sipas tij, në vetëizolim është vetëm një person, i cili më parë ka qenë në karantinë shtetërore.
Në këtë rajon, në të cilin si vatër e parë e virusit të rrezikshëm më 13 mars u shpall gjendje e krizës në kohëzgjatje prej një muaji, po respektohet në mënyrë rigoroze vendimi për ndalesë të lëvizjes.
Në Dibër, pas më shumë se një muaji, për herë të parë, më 27 prill tre persona i shkelën masat për lëvizje të kufizuar dhe mbrojtje të qytetarëve nga përhapja e Kovid-19, pas çka janë regjistruar edhe tetë shkelje.