Në burgun e Idrizovës gjenden 92 qese me drogë dhe një peshore digjitale

Një grua njëzet e pesë vjeçare nga Shkupi është ndaluar para burgut të Idrizovës, pasi policia ka gjetur drogë në paketën që ajo po sillte për një person të dënuar.

​Incidenti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:30, para institucionit ndëshkues-përmirësues „Idrizovë“. Sipas informacioneve nga policia, gjatë kontrollit të paketës që kishte sjellë V.A. (25), janë gjetur një substancë pluhur me ngjyrë të bardhë dhe marihuanë. Droga është konfiskuar menjëherë, ndërsa gruaja është shoqëruar në stacionin policor. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj saj do të ngrihet padi përkatëse.

​Po atë ditë, në mëngjes, nga burgu është raportuar se gjatë një kontrolli të kryer janë gjetur dhe konfiskuar 92 qese me substancë pluhur dhe një peshore digjitale. Droga është marrë nga Njësiti për Tregti të Jashtëligjshme pranë SPB Shkup për procedurë të mëtejshme.
​– Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes, pas së cilës do të dorëzohet padi përkatëse, thonë nga MPB.