Në Berovë temperatura e mëngjesit -4 gradë, njihuni me parashikimin e motit në RMV

Më ftohtë sot në mëngjes ishte në Berovë me minus katër gradë, në Manastir dhe Strumicë ishte zero, në Tetovë, Shkup Mavrovë, Demir Kapi një, në Kriva Pallankë, Prilep dhe Shtip janë matur dy gradë, Gjevgjeli katër, Ohër pesë, dhe në Krushevë, Dojran dhe Kodër të Diellit shtatë gradë.

Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit edhe erë e përkohshme e përforcuar nga drejtimi verior. Në fund të ditës nga veriu vranësirat do të rriten. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 20 deri 25 gradë.

Në Shkup mot me diell dhe relativisht i ngrohtë, në disa pjesë të luginave me mjegull të dobët të mëngjesit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior. Në fund të ditës vranësirat do të rriten. Temperatura maksimale do të mbërrijë deri 23 gradë.