Në Arabinë Saudite janë arrestuar tre anëtarë të familjes mbretërore

Në Arabinë Saudite janë arrestuar tre anëtarë të familjes mbretërore – vëllai më i vogël i mbretit Salman, princi Ahmed bin Abdulaziz, nipi i mbretit Muhamed bin Najef dhe djali i tij, princi Nauaf bin Najef.

Ata janë arrestuar dje nën akuzën dyshim për tentim grusht-shteti. Muhamed bin Najef ishte ministër i Punëve të Brendshme deri në vitin 2017 kur është arrestuar dhe vendosur nën arrest shtëpiak, ndërsa princi Ahmed bin Abdulaziz, është një ndër djemtë e fundit të themeluesit të shtetit, mbretit Abdulaziz.

Trashëgimtari i fronit Muhamed bin Salman, djalë i mbretit Salman, në grusht shtetin në vitin 2017 e rrëzoi të afërmin e tij Muhamed bin Najes, ndërsa më vonë arrestoi disa anëtarë të familjes mbretërore në fushatën antikorrupsion.
Princi i arrestuar Ahmed njihet për atë që i kritikon autoritetet saudite derisa ishte jashtë vendit dhe si një ndër tre anëtarët e Këshillit, i cili ishte kundër transferimit të pushtetit princit Muhamed në vitin 2017.

Ai dhe Muhamed bin Najef janë arrestuar në shtëpitë e tyre dhe akuzohen për tradhti.